Me fatura fiktive nga FFM-ja dyshohet se janë përvetësuar pothuajse 3 milionë euro

Shërbimet për të cilat janë lëshuar faturat nuk kanë mbërritur asnjëherë në FFM. Kështu pretendon Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në hetimin që po trondit Federatën e Futbollit.

Pjesa më e madhe e të dyshuarve janë dërguar në marrje në pyetje te gjykatësi i procedurës paraprake, ndërsa për personat që nuk janë të qasshëm për organet, prokurori Faton Azizi deklaroi se ata ndodhen në rajon dhe pret kthimin e tyre në vend.

Prokuroria pretendon se dy ish-kryetarët e Federatës, Ilço Gjorgjioski dhe Muamed Sejdini, së bashku me drejtuesen e financave, kanë përvetësuar 180 milionë denarë përmes pagesave të dyshimta dhe faturave fiktive.

Sipas hetimeve, janë nënshkruar 728 pagesa pa dokumentacion përkatës, duke i shkaktuar dëm financiar FFM-së.

Hetimi përfshin gjithsej 18 persona dhe tetë kompani. Mes tyre ka menaxherë dhe pronarë kompanish që dyshohet se kanë lëshuar fatura të rreme për shërbime dhe mallra që asnjëherë nuk janë dorëzuar ose realizuar.

Ata dyshohen për përvetësim në detyrë dhe pastrim parash.

Sipas prokurorisë, veprimet janë zhvilluar në periudhën 2015–2019, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet në rreth 3 milionë euro.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button