Mickoski takohet me liderët e VLEN-it, fillojnë bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë

Pasditën e sotme ka nisur takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të VLEN-it, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë rikonstruimi i Qeverisë.

Sipas informacioneve në takim do të diskutohet puna dyvjeçare e kësaj përbërjeje qeveritare, si dhe prioritetet dhe sfidat që e presin ekzekutivin në periudhën e ardhshme.

Ndërkohë, për nesër është paralajmëruar një takim i tjetër i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesit e ZNAM-it, partneri i dytë më i vogël i koalicionit qeveritar, me të cilët gjithashtu pritet të diskutohen çështjet që lidhen me funksionimin dhe përbërjen e Qeverisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button