Këshilli zgjodhi Prof. Dr. Besnik Eminin drejtor të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve

Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërorë e Kulturore të Shqiptarëve, në mbledhjen e mbajtur zgjodhi prof. dr. Besnik Eminin drejtor me mandat 4 vjeçar. Prof. Dr. Besnik Emini është këshilltar shkencor pranë Institutit, i cili shërbeu për dy mandate ushtrues detyre drejtor. Në mbledhjen e Këshillit të Institutit, krahas anëtarëve të këshillit nga radhët e të punësuarve, të pranishëm ishin edhe anëtarët e këshillit të deleguar nga Qeveria.



