Brazili nuk shkëlqen në debutim, skuadra e Ancelottit ndalet nga Maroku

Nuk ishte debutimi që Carlo Ancelotti dhe Brazili i tij kishin ëndërruar në Kupën e Botës 2026. “Seleçao” nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në ndeshjen hapëse të Grupit C në Botëror, pasi u ndal përballë Marokut në një barazim 1-1.
Brazili e dinte se do të ishte ndeshja më e vështirë e grupit, por ndoshta nuk e imagjinoi se do të ishte kaq e vështirë.
Marokenët nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan të parët në avantazh me Saibari, brazilianët reaguan duke barazuar shifrat 10 minuta më vonë me Vinicius.
Skuadra e Ancelottit u mundua që të gjente golin e fitores në pjesën e dytë, por nuk arriti që të shënojë. Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë në sfidën debutuese të Botërorit.



