Putin e propozoi si ndërmjetës për bisedimet me BE, ish-kancelari gjerman Schröder mbërrin në Moskë

Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder, i cili konsiderohet si mik personal i presidentit rus Vladimir Putin, po viziton aktualisht kryeqytetin rus, Moskën.
Schröder, ish-lideri 82-vjeçar i Partisë Socialdemokrate, konsiderohet si një mik personal i udhëheqësit të Kremlinit. Ai vazhdoi të punonte për kompanitë ruse të energjisë edhe pasi Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petersburgut thuhet se do të hapet më 3 qershor. Schröder flitet mund të ketë udhëtuar për në Rusi për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
Putini e propozoi Schröder si një negociator të mundshëm për të sjellë palën evropiane në bisedime për t’i dhënë fund luftës, një propozim i refuzuar nga Ukraina.
Berlini gjithashtu nuk e konsideron serioz propozimin e Putinit për Schröderin si negociator të BE-së me Rusinë dhe e sheh atë si një përpjekje për të mbjellë përçarje në Evropë dhe midis politikanëve gjermanë.
Oleksii Makeiev, ambasadori i Ukrainës në Gjermani, tha se dikush që kishte përfaqësuar interesat ruse në Gjermani për vite me radhë nuk ka “as legjitimitet moral dhe as politik për të vepruar si ndërmjetës sot”.



