Kryeparlamentari Gashi ka zhvilluar takim me Anda Filip, Sekretare e Përgjithshme e Unionit Ndërparlamentar

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka realizuar takim me Anda Filip, e sapozgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Unionit Ndërparlamentar (IPU).
“Me këtë rast, i shpreha urimet e mia të sinqerta për moment të rëndësishëm dhe historik, pasi për herë të parë në 137-vjetorin e organizatës, pozita e Sekretarit të Përgjithshëm i besohet një gruaje.
Riafirmova mbështetjen e fuqishme të Kuvendit të RMV-së për misionin dhe aktivitetet e IPU-së, si forum kyç për promovimin e paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe diplomacisë parlamentare. Diskutuam gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të praktikave të mira parlamentare, pjesëmarrjes aktive në iniciativat ndërkombëtare dhe zhvillimit të nismave në interes të përbashkëta të forcimit të dialogut.
Takimi u zhvillua në kuadër të Sesionit të 14-të Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, që po mbahet në Shkup”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button