VLEN: Edhe Bilen Saliji e la zvarrë provimin e jurisprudencës

Seriali i BDI-së me ministrat e Drejtësisë nuk mbaron me Blerim Bexhetin, Adnan Jasharin e Valdet Xhaferin. Tani radha është te Bilen Saliji, një tjetër kuadër i BDI-së që e pati Ministrinë e Drejtësisë në dorë, por provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe e la aty ku e gjeti.
Bilen Saliji nuk mbahet mend për ndonjë reformë që ia pa hajrin dikush. Nuk mbahet mend për ndonjë betejë të fituar për qytetarët, e aq më pak për studentët shqiptarë. Emri i tij mbahet mend për gjoja “dorëheqjen” pas rastit të Almirit të vogël, kur Boban Iliqi ua shpërfaqi pafuqinë këtyre patriotëve të rrejshëm.
Atë dorëheqje BDI-ja deshi ta shiste si akt moral. Por morali i tyre zgjat sa bora në korrik. Saliji iku nga Drejtësia, por jo nga rehatia. Doli nga një derë e shtetit dhe hyri te tjetra, në MEPSO.
Kjo ka qenë shkolla e BDI-së. Kur kishte përgjegjësi, zhdukeshin. Kur kishte poste, dilnin të parët. Kur kishte hall shqiptarësh, heshtnin. Kur kishte karrige për të vetët, bëheshin raketë.
Prandaj Bilen Saliji duhet të tregojë pse, kur ishte ministër i Drejtësisë, provimi i jurisprudencës nuk u bë në gjuhën shqipe. Pse nuk e lëvizi këtë punë as për një milimetër?
Shqiptarët nuk kanë më nevojë për moral të rremë. Kanë nevojë për zgjidhje, e zgjidhja për studentët po vjen me VLEN.



