BDI kontrollon nga kafiteritë protestën, Musa Xhaferi në krye

Protesta e sotme e studentëve tregoi qartë një gjë; pas saj qëndron BDI, ndërsa në krye të saj ka qenë deputeti Musa Xhaferi.

 

Kjo shihet nga fotot e shpërndara nëpër rrjetet sociale gjatë mbajtjes së protestës, ku funksionarë të BDI-së bashkë me Këshillin organizativ nga kafiteritë kontrollonin protestën.

 

Në krahë të studentëve, për herë të dytë kanë qenë edhe ish ministrat e Drejtësisë të cilët për 22 vite nuk e realizuan këtë të drejtë që sot e kërkojnë studentët. Bëhet fjalë për Valdet Xhaferin, Blerim Bexhetin, Bilen Salijin, por edhe ish zëvendësministrin Agim Nuhiu.

 

Përveç Ali Ahmetit, në protestën e sotme kanë qenë pothuajse e tërë kryesia e BDI-së, duke filluar nga nënkryetarët, Faton Ahmeti, Arjanit Hoxha, Arta Bilalli Zendeli, Arbana Pasholli e Erkan Arifi, por edhe Arbër Ademi. Ata janë arsyetuar se mbështetjen e japin jo si përfaqësues partiak, por si prindër dhe profesorë.

 

Ndërkaq, realiteti është ky: 5 ish ministra shqiptarë të Drejtësisë në kohën e BDI-së të cilët asnjëherë nuk e panë të udhës ta zgjidhin çështjen e provimit të jurisprudencës edhe në shqip.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button