Kuvendi miraton ndryshime ligjore për sektorin publik dhe pagat e funksionarëve

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot, me shumicë votash, ndryshimet dhe plotësimet në disa ligje që u shqyrtuan në kuadër të seancës së 125-të.

Mbështetjen e deputetëve e morën ndryshimet në Ligjin për drejtuesit e lartë dhe në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik. Gjithashtu, u miratuan ndryshimet në Ligjin për pagat dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe në Ligjin për pyjet.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, ndërpreu seancën pasi nuk kishte mundësi procedurale për të vijuar shqyrtimin e pikave të tjera. Për vazhdimin e saj do të ketë njoftim plotësues.

Në rendin e ditës mbeten për shqyrtim propozimndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativë dhe në Ligjin për punët e jashtme. Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe propozim-programet kombëtare për arsimin e lartë dhe për veprimtarinë kërkimore-shkencore, bashkë me masat e propozuara për periudhën 2025–2030.

Burimi: MIA

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button