Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali, mori pjesë në prezantimin përmbyllës të Creative Youth Academy

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në prezantimin përmbyllës të Creative Youth Academy, iniciativë e fokusuar në zhvillimin e aftësive moderne dhe fuqizimin profesional të të rinjve.

Përmes partneritetit ndërmjet BDG Agency, Sharper B2B nga Mbretëria e Bashkuar dhe me mbështetjen e British Council, 20 të rinj patën mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike në fusha si creative strategy, storytelling, branding, video production dhe project management, duke punuar në projekte reale dhe në mjedis profesional.
Sali vlerësoi faktin që disa prej pjesëmarrësve tashmë janë angazhuar profesionalisht në industrinë kreative, duke theksuar se lidhja e arsimit me tregun e punës sjell rezultate konkrete dhe të matshme.
Ai potencoi se mbështetja e rinisë, inovacionit dhe industrive kreative mbetet pjesë e vizionit për një shoqëri moderne, konkurruese dhe me orientim të qartë evropian.



