E kryer, Mourinho trajner i Real Madridit

Jose Mourinho do ta marr drejtimin e skuadrës së Real Madridit. Këtë e ka konfirmuar të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Romano ka deklaruar se Mourinho ka arritur marrëveshje me Realin. Portugezi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Los Blancos”.
Ai di ta zëvendësojë trajnerin e përkohshëm, Alvaro Arbeloa, që e mori drejtimin e Realit në muajin janar, pas shkarkimit të Xabi Alonsos.

63-vjeçari aktualisht është trajner i Benficas. Por largimi i tij nga klubi i madh portugez do të ndodh së shpejti. Me Benfican, Mourinho ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Nënshkrimi zyrtar i kontratës pritet të bëhet brenda këtij muaji.

Trajneri i njohur e ka drejtuar edhe më herët Realin, gjatë viteve 2010–2013. Gjatë asaj kohe, Mourinho me Realin e fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button