Trump: Shtëpia e Bardhë e konsideron armik këdo që përdor termin inteligjencë artificiale në vend të super inteligjencës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të enjten se Shtëpia e Bardhë e konsideron “armik” këdo që përdor termin “inteligjencë artificiale” në vend të “super inteligjencës”, duke përforcuar përpjekjet e administratës së tij për të riemërtuar teknologjinë, transmeton Anadolu.

“Shtëpia e Bardhë, këdo që përdor termin ‘inteligjencë artificiale’, në krahasim me termin e ri dhe më të saktë të pranuar gjërësisht, ‘super inteligjenca’, e konsideron se është armiku! Presidenti Donald J. Trump”, shkroi Trump në një postim në “Truth Social”.

Trump zyrtarizoi ndryshimin e terminologjisë në një urdhër ekzekutiv më 29 shtator, duke udhëzuar departamentet dhe agjencitë federale që të përdorin “super intelligence” dhe “SI” në vend të “inteligjencës artificiale” dhe “IA” në korrespondencën zyrtare, komunikimet publike, faqet e internetit, raportet, dokumentet e politikave dhe dokumentet e tjera jo-statutore, në masën e lejuar me ligj.

Urdhri udhëzon gjithashtu këshilltarin e shkencës dhe teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë që të paraqesë gjuhën e propozuar legjislative që krijon përkufizim federal brenda 60 ditëve. Propozimi duhet të vlerësojë nëse përkufizimi i ri duhet të modifikojë, zgjerojë ose zëvendësojë përkufizimin ekzistues ligjor.

Në anën tjetër, Trump krijoi një Forcë Super Inteligjence për të koordinuar qasjen e qeverisë federale ndaj teknologjisë.

Grupi drejtohet nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton dhe përfshin kryetarin e Komisionit Federal të Tregtisë Andrew Ferguson, shefin e Teknologjisë të Pentagonit, Emil Michael dhe drejtorin e Zyrës së Menaxhimit të Personelit, Scott Kupor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button