Provimi i jurisprudencës do jepet në gjuhën shqipe, kryetarët e VLEN-it takohen me kryeministrin Mickoski

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se këtë mëngjes është mbajtur takim ndërmjet kryeministrit Hristijan dhe kryetarëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ku është diskutuar për provimin e jurisprudencës.
“Sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, zhvilloi një takim pune ku morën pjesë bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, në të cilin u diskutua tema e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.
U theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që do të nënkuptojnë progres, besim të ndërsjellë dhe ecje të përbashkët drejt së ardhmes.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dija përbëjnë themelin e çdo shteti modern dhe të suksesshëm. Prandaj, institucionet po punojnë aktivisht në gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me qëllim sigurimin e sigurisë juridike dhe funksionalitetit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.



