Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një person! Plagosen katër të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Kosovë, në fshatin Dollc të Klinës, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas Policisë, katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ku, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Ju informojmë se sot, më datën 18 maj 2026, në orën 04:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dollc-Klinё.

Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jasht rrezikut pёr jetё.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button