Berisha: Vazhdon bashkëpunimi për ndriçimin arkitektonik të Urës së Gurit

Këshilltari i koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, ka bërë të ditur se është duke vazhduar bashkëpunimi për realizimin e projektit të ndriçimit dekorativ dhe arkitektonik të Stone Bridge, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit.

Sipas tij, projekti synon të nxjerrë më shumë në pah vlerën historike dhe arkitektonike të urës, duke ruajtur identitetin e qytetit.

“Ura e Gurit mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të Shkupit.

Si këshilltar në Qytetin e Shkupit, ndjehem krenar për kontributin tim në projektin për ndriçimin dekorativ dhe arkitektonik të Urës së Gurit.

Në takimin me kryetarin e Esenler, Mehmet Tevfik Göksu, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, riafirmuam bashkëpunimin për realizimin e këtij projekti.

Ky investim do ta nxjerrë edhe më shumë në pah vlerën historike dhe arkitektonike të urës.

Përkushtimi ynë vazhdon për projekte që ruajnë identitetin e qytetit”, ka shkruar Berisha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button