Zv/kryeministri i parë Bekim Sali priti studentët e Univesitetit Ballkanik në Qeveri

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se në ambientet e Qeverisë ka pritur studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Ballkanik, të shoqëruar nga profesori Bejtullah Demiri.
Gjatë takimit është zhvilluar një bashkëbisedim mbi arsimin, angazhimin e të rinjve dhe perspektivat e tyre në vend.
Sali theksoi se rinia, dija dhe shkenca mbeten shtyllat kryesore për një të ardhme më të zhvilluar dhe më të sigurt për vendin.
“Isha i nderuar që sot, në Qeveri, pata kënaqësinë t’i pres studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, së bashku me profesorin Bejtullah Demiri, me të cilët zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm mbi arsimin, angazhimin e të rinjve dhe perspektivat e tyre në vend. Rinia, dija dhe shkenca mbeten shtylla kryesore për një të ardhme më të zhvilluar dhe më të sigurt për vendin tonë”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button