Seanca e 100-të e Kuvendit, Gashi: Vazhdojmë me agjendën reformuese

Në seancën e 100-të të Kuvendit u shqyrtuan propozim-ligje dhe raporte me rëndësi për qytetarët dhe institucionet e vendit.
Ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishin:
•⁠ ⁠Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për Bashkëpunim Ushtarak midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë
•⁠ ⁠Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e arsimit
•⁠ ⁠Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane të Investimeve për themelimin e Përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Maqedoninë e Veriut
•⁠ ⁠Propozim-ligj për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
• Propozim-ligji për shtesa për të rinjtë në lexim të parë;
• Ndryshimet në Ligjin për zonat e gjelbra industrial në lexim të parë;
• Propozim-ligji për themelimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësisë në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir në lexim të parë
Gjithashtu u shqyrtuan raportet vjetore të disa institucioneve dhe agjencive shtetërore për vitin 2025, përfshirë
•⁠ ⁠Raport vjetor për punën e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurkurudhor për vitin 2025 Raporti vjetor për punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2025
•⁠ ⁠Raport vjetor për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2025
•⁠ ⁠Raport vjetor për punën e NPR MRT për vitin 2025
•⁠ ⁠Raporti vjetor mbi punën e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025
•⁠ ⁠Raport vjetor për punën e Agjencisë së Postave për vitin 2025

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button