Jemen: Gra dhe fëmijë mes disa të vrarëve pasi Huthit sulmojnë një kolonë civile që po shkonte drejt Adenit

Disa persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë pasi grupi Huthi në Jemen sulmoi një kolonë civile që transportonte dhjetëra familje të zhvendosura drejt qytetit jugor Aden, raportoi të enjten televizioni shtetëror Al-Joumhouriya, transmeton Anadolu.
Televizioni raportoi se kolona po transportonte familje nga Hajsi, Al-Haukhah dhe Mokha drejt Adenit kur u sulmua.
Rreth 15 automjete civile u dogjën në sulm, ndërsa një numër i papërcaktuar personash u vranë dhe u plagosën, përfshirë gra dhe fëmijë, shtoi televizioni.
Nuk kishte menjëherë detaje të tjera për numrin e viktimave.



