Lehtësohen procedurat për privatizimin e tokave nën objekt

Ministria e Financave ka dorëzuar në Kuvend propozim ndryshim të ligjit për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore dhe e njëjta kaloi filtrin e parë në Komisionin për Financa dhe Buxhet. Duke i prezantuar ndryshimet para deputetëve, drejtori i Drejtorisë për Çështje Pronësore-Juridike, Zoran Kërstanoski, tha se ndryshimet kanë për qëllim të precizojnë kushtet dhe procedurat për privatizim të tokave ndërtimore. Ligji deri tani përmbante dispozita për marrje me qira të tokave shtetërore veçanërisht në afat të gjatë e tani këto dispozita do të hiqen. Si rrjedhojë, ligji do të fokusohet te privatizimi i tokës dhe jo të ketë më forma të qirasë. Por kjo nuk do të thotë se ata që kanë marrëveshje në fuqi, do të shfuqizohen. Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe mundësia e pronarëve të banesave të cilët më lehtë do ta kenë të privatizojnë tokën shtetërore ku ndodhet ndërtesa.

“Në këtë pjesë është e rëndësishme ajo që pronarëve të objekteve u mundësohet të privatizojnë tokën nën ndërtesë në bazë të të dhënave të Kadastrës për patundshmëri pa pasur nevojë të dorëzojnë elaborat gjeodezik për të dhënat numerike për formimin e parcelës ndërtimore. Kjo paraqet lehtësim konkret administrativ me të cilën thjeshtësohet procedura dhe ulet nevoja për dokumentacione shtesë për këtë pjesë të tokës.” – Zoran Kërstanoski – Drejtor i DÇP.

Më tej, qytetarët do të kenë mundësi që nëse kanë lëndë të hapur për privatizim, ta zgjerojnë lëndën me dokumente të objekteve në parcela të tjera kadastrale.“Mundësohet që deri në sjelljen e vendimit të shkallës së parë, kërkesa të mund të zgjerohet edhe për parcela të tjera të cilat janë pjesë e parcelës së njëjtë ndërtimore sipas kushteve të konfirmuara në ligj. Precizohet dhe mundësia që në procedura tanimë të filluara, të kyçen edhe persona të tjerë që kanë të drejtë apo interes, përfshirë dhe përdoruesit e tokës, të banesave apo pronarëve të përbashkët.” – Zoran Kërstanoski – Drejtor i DÇP.

Kërkesat e ndryshimit të së drejtës për shfrytëzim në të drejtë pronësie mbi tokën ndërtimore e për të cilën më parë nuk është paraqitur kërkesë për privatizim, mund të dorëzohen brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. /Alsat.mk/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button