Erdogan: Ndjekim procesin me “optimizëm të kujdesshëm” pavarësisht përpjekjeve të Izraelit për të rindezur luftën

Presidenti turk tha se as rajoni dhe as bota nuk mund të kthehen në të kaluarën, duke shtuar se “pasojat e çarjeve të shkaktuara nga një tronditje kaq e madhe do të bëhen më të qarta me kalimin e kohës”.

Pavarësisht aktorëve si Izraeli që kërkojnë të rindezin flakët e luftës, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të premten se po e ndjekin procesin me “optimizëm të kujdesshëm”, transmeton Anadolu.

Duke folur në aktivitetin “Shekulli i Turqisë – Qendër e fortë për investime” në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe në Stamboll, Erdogan tha se as rajoni dhe as bota nuk mund të kthehen në të kaluarën, duke shtuar se “pasojat e çarjeve të shkaktuara nga një tronditje kaq e madhe do të bëhen më të qarta me kalimin e kohës”.

“Duke menaxhuar me sukses një nga krizat më të mëdha të sigurisë së viteve të fundit, Turqia edhe një herë ka konfirmuar dhe ka çimentuar statusin e saj si një ishull stabiliteti në rajonin e saj”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button