Shasivari: Të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale, Kosova duhet ta përballojë këtë moment me qetësi

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar që vendimi i paralajmëruar për 16 shtator të respektohet, pavarësisht përmbajtjes së tij.

Në postimin e titulluar “Mesazh për Kosovën: Drejtësia nuk ka anë politike”, Shasivari thotë se për fajësinë ose pafajësinë duhet të vendosë vetëm gjykata, mbi bazën e ligjit dhe provave, ndërsa politika, emocionet dhe reagimet e rrugës nuk duhet të ndikojnë mbi procesin.
“Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjykata.Dhe çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të respektohet, me ç’rast palët e kanë të drejtën e ankesës.Në këtë proces, në qendër duhet të jenë të gjithë personat që pretendojnë se kanë qenë viktima të veprave penale, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike – shqiptarë, serbë, romë apo të tjerë – si dhe të drejtat e çdo të akuzuari.Për faktet, përgjegjësinë dhe fajësinë mund të vendosë vetëm gjykata, mbi bazën e provave dhe ligjit. Asnjë deklaratë politike nuk mund ta zëvendësojë vlerësimin gjyqësor të provave dhe as të paragjykojë fajësinë apo pafajësinë.Një Kosovë që synon standardet evropiane nuk mund të zgjedhë cilat viktima do t’i dëgjojë dhe cilat do t’i harrojë. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.Kosova nuk ka nevojë për presion politik mbi drejtësinë. Ka nevojë për besim në drejtësi”, shkruan ai.

Shasivari potencon e Kosova duhet ta pranojë qetësisht vendimin, gjyqësorin dhe të mbrojë integritetin e institucioneve.

“Si Ministër i Drejtësisë, besoj se përgjegjësia institucionale është e qartë: pavarësia e gjyqësorit duhet të garantohet, vendimet gjyqësore duhet të respektohen, ndërsa të drejtat e çdo viktime dhe të çdo të akuzuari duhet të mbrohen në përputhje me ligjin.Institucionet e Kosovës duhet ta përballojnë këtë moment me qetësi, përgjegjësi dhe maturi shtetërore.Në një demokraci funksionale, forca e shtetit nuk matet me reagimin ndaj një vendimi, por me aftësinë për ta respektuar ligjin dhe institucionet pikërisht atëherë kur kjo është më e vështirë.Prandaj, mesazhi im institucional për Kosovën është i thjeshtë:Respektoni gjykatën. Respektoni vendimin. Mbroni integritetin e institucioneve.Sepse drejtësia nuk i përket një partie, një qeverie apo një individi.Drejtësia i përket shtetit dhe të gjithë qytetarëve të tij.Ky është standardi evropian”, shkruan Shasivari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button