Zv/kryeministri i parë Bekim Sali viziton Panairin e Librit në Shkup, thekson rëndësinë e leximit

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka vizituar sot Panairin e Librit në Shkup, së bashku me familjen e tij, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment me rëndësi të veçantë kulturore dhe edukative.
Në një njoftim publik, Sali theksoi vlerën e përvojës në këtë aktivitet, duke nënvizuar rolin e leximit në zhvillimin e shoqërisë. “Ishte një përvojë e mirë dhe domethënëse, që na dha mundësinë të jemi pranë librave dhe atmosferës së dijes, si dhe të reflektojmë mbi rëndësinë që ka leximi në zhvillimin personal dhe shoqëror,” deklaroi ai.
Ai gjithashtu vuri në pah rëndësinë e aktiviteteve të tilla për familjen dhe edukimin e brezave të rinj. “Panaire të tilla janë një kujtesë e qartë se investimi në dije është investim në të ardhmen,” u shpreh Sali.



