Pentagoni: Forcat amerikane hipin në një “anije pa shtetësi” që dyshohet se transporton naftë iraniane

Forcat amerikane kanë kryer gjatë natës një operacion hipjeje dhe kontrolli mbi një “anije të sanksionuar pa shtetësi” që dyshohet se po transportonte naftë nga Irani në Oqeanin Indian, njoftoi të enjten Pentagoni, transmeton Anadolu.

“Gjatë natës, forcat amerikane kryen një ndërhyrje detare dhe një operacion hipjeje në kuadër të së drejtës së kontrollit mbi anijen e sanksionuar pa shtetësi M/T Majestic X”, tha Departamenti i Mbrojtjes në rrjetin social amerikan X.

Operacioni është zhvilluar në zonën e përgjegjësisë së INDOPACOM-it (Komanda Indo-Paqësore e Shteteve të Bashkuara), thuhet në deklaratë.

Departamenti theksoi se ujërat ndërkombëtare nuk do të shërbejnë si “mburojë” për aktorët e sanksionuar, duke u zotuar se do t’u mohojë lirinë e lëvizjes “rrjeteve të paligjshme” dhe “anijeve që ofrojnë mbështetje materiale për Iranin”.

Irani ende nuk ka komentuar mbi incidentin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button