“Për fundin”, letra e Akademikut Rexhep Qosja drejtuar nipit

Nipi i akademikut Rexhep Qosja, Valjeti, ka shpërndarë letrën që gjyshit të tij ia la pas vdekjes, ku Qosja shpreh dëshirat e tij për varrimin e thjeshtë dhe pa ceremoni.
Në letrën e datës 30 prill 2016, Qosja kërkon që varrimi të bëhet vetëm nga familja e tij dhe të jetë afër varrit të gruas së tij, Shpresës.
Qosja shprehu paqen dhe qetësinë me jetën e tij, duke përmendur se gjithmonë ka predikuar mirësi dhe njerëzillëk, pavarësisht kritikave ndaj pushtetit.
“Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotmes e ardhmërisë së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosova më ka mbetur borxh mua – këtë do të mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar”, shkruhet ndër tjerash në postim.



