Mucunski: Portale të dyshimta përhapin lajmin për incidentin e Nenad Kolevit në Moskë

Ministri i jashtëm Timço Mucunski nuk konfirmoi nëse me të vërtetë ambasadori i vendit tonë në Moskë, Nenad Kolev ka shkaktuar incident në komunikacion në gjendje të dehur. Tha se informacioni i tillë është publikuar nga një portal i dyshimtë i cili sipas tij, punon në interes të vendeve të treta. Incidenti thotë se ka ndodhur para dy viteve por për detaje ka kërkuar deklaratë zyrtare nga vet ambasadori Kolev.
Kemi informacion që doli në një portal në një shtet fqinj e i cili ka histori të promovimit të interesave të vendeve të treta që nuk janë të harmonizuara me interesat tona strategjike. Dolën informacione për kinse një ngjarje prej para dy vitesh, kinse i shkaktuar nga ambasadori ynë në Moskë që për mua hapë dilemë. Thirrëm ambasadorin në konsultime dhe kërkuam të jep deklaratë nëse me të vërtetë ka ndodhur apo nuk ka ndodhur. Nuk them nëse ka ndodhur dhe nuk them nëse nuk ka ndodhur. Për këtë kam njoftuar presidenten e shtetit dhe kryeministrin dhe sapo të kemi rezultat përfundimtar nga kjo procedurë e brendshme do të njoftojmë opinionin, tha Timço Mucunski – Ministër i Jashtëm.



