VLEN: Shqiptarët nuk janë vegël, por janë LIGJ

Shqiptarët nuk janë vegël, por janë LIGJ.
Për 25 vite, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është përdorur për politikë. Është folur, është premtuar, është mashtruar, është vjedhur dhe është korruptuar.. Por kur ka ardhur puna te zgjidhja, gjithmonë ka munguar ligji. Gjithmonë ka munguar vullneti. Mbase ka munguar edhe guximi.
Vegla e ashtuquajtur balancues, që duhej të garantonte barazi, në praktikë u kthye në mekanizëm me boshllëqe të mëdha juridike, që lejoi manipulime, interpretime dhe punësime të motivuara nga interesa të ngushta partiake. BDI-ja ka pasur vite të tëra që këtë parim kushtetues ta bëjë ligj. Nuk e bëri. As nuk u mundua.
Kjo është e vërteta!
Sot është ndryshe. Për herë të parë pas një çerek shekulli, përfaqësimi i drejtë bëhet detyrim. Për herë të parë, kjo çështje ka ZOT SHTËPIE. Krijohet trup koordinativ, në krye me zëvendëskryeministër shqiptar. Kjo do të thotë se nuk ka më ikje nga përgjegjësia. Nuk ka më arsyetime. Tani ka adresë dhe ka llogari.
Për herë të parë, mbyllet dera për mashtrimet. Nuk ka më vetëdeklarime të rreme. Ka metodologji të bazuar në të dhëna reale. Kush abuzon, do të përballet me pasoja.
Ky është dallimi. Ata për 25 vite e mbajtën këtë çështje gjallë për hajni e mbijetesë politikë. Ne po e mbyllim me ligj. Ata e lanë pa adresë. Ne po i japim adresë.
Pas një çerek shekulli, shqiptarët nuk kanë më nevojë për vegla. Kanë ligj.
LIGJ PËR PËFAQËSIM TË DREJTË DHE ADEKUAT!



