Mexhiti: Rruga Ferid Murat po transformohet në aks modern

“Pranvera në Çair po vjen me punë, investime dhe ndryshim që shihet çdo ditë në terren”, Me këto fjalë, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi për investime dhe ndryshime të dukshme në terren.
Një nga projektet kryesore që po transformon infrastrukturën lokale është Rruga Ferid Murat, ku ndërtimet tashmë janë të dukshme.
“Pranvera në Çair po vjen me punë, investime dhe ndryshim që shihet çdo ditë në terren. Me ndërhyrje të plota rikonstruktive, kjo rrugë po shndërrohet në një aks modern dhe funksional, që u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe ritmit të zhvillimit urban”, theksoi Mexhiti.
Investimi ka për qëllim të përmirësojë qarkullimin dhe pamjen e zonës, duke e kthyer rrugën në një pjesë të rëndësishme të zhvillimit urban në Çair.

