Mickoski: Situata me karburante është stabile, çmimet nuk do të rriten

Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi edhe njëherë se situata me karburantet është stabile dhe se Maqedonia është një nga pak vendet në Evropë ku çmimet kanë shënuar ulje.
Ai gjithashtu tha se ka sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë qytetarëve dhe kompanive.
“Ne mund të jemi ndoshta i vetmi vend që ka ulur çmimet, i vetmi në rajon dhe ndoshta një nga më të mirët në Evropë sa i përket çmimeve të naftës dhe derivatet. Ka sasi të mjaftueshme, do të monitorojmë situatën dhe do të reagojmë. Të mos krijojmë panik, gjendja është nën kontroll. Sa i përket energjisë elektrike, AD ESM madje shet edhe në bursë dhe fiton, ndërsa për qytetarët nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Mickoski.



