Takimi Kurti – Begaj në Prishtinë: Vullnet i përbashkët për thellim të raporteve ndërshtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas një njoftimi zyrtar, Presidenti Begaj përcolli urimet e tij për popullin dhe shtetin e Kosovës me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Ndërkaq, Begaj përgëzoi kryeministrin Kurti rimandatimin e tij dhe i uroi suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati, si dhe të objektivave të qeverisë.
Në njoftim bëhet e ditur se Kurti dhe Begaj diskutuan rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare, teksa të dyja palët ritheksuan vullnetin e përbashkët për të zgjeruar edhe më shumë sektorët e bashkëpunimit dhe për të thelluar më tej raportin ndërshtetëror.
Kurti falënderoi Begaj për urimet, për vizitën në Kosovë dhe për takimin në Kryeministri, duke u bërë kështu presidenti i parë që e mirëpret në zyrën e tij në këtë mandat të ri.



