Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në 15-vjetorin e “Albiz”: Investimi në arsim është investim në të ardhmen

Zv/kryeministri Bekim Sali ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga “Albiz” me rastin e 15 vjetorit të themelimit.
“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.” – Sami Frashëri.
Me këto fjalë e ilustrova praninë timë me rastin e jubileut të 15-të të Fondacionit për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës “Albiz”.
Si Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë, isha i nderuar që kisha mundësinë ta falënderoj dhe përgëzoj gjeneratën e 15-të të bursistëve, të cilët përfaqësojnë përkushtim, talent dhe shpresë për të ardhmen e vendit tonë.
Një mirënjohje e veçantë për këtë sukses shkon për donatorët, partnerët dhe bashkëpunëtorët, të cilët me vizionin dhe mbështetjen e tyre kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj historie suksesi. Përmes investimit në arsim dhe kulturë, ne mbjellim jo vetëm dije, por edhe ëndrra dhe suksese për brezat që vijnë”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button