Shitësi më i madh në Finlandë do të ndalojë shitjet e produkteve izraelite

Shitësi më i madh me pakicë në Finlandë “The S Group” njoftoi të mërkurën vendimin e tij për të ndaluar përkohësisht shitjen e produkteve izraelite, transmeton Anadolu.

“The S Group” i tha transmetuesit finlandez Yle se kompania do të ndalojë blerjen e mallrave me origjinë izraelite ndërsa disa artikuj individualë siç janë pajisjet e karbonizimit për shtëpinë, do të mbeten të disponueshëm derisa të mbarojnë stoqet aktuale.

Në praktikë “The S Group” ka ofruar vetëm disa produkte me origjinë izraelite, pasi nuk ka shitur fruta ose perime izraelite për njëfarë kohe.

Drejtoresha kryesore e qëndrueshmërisë së “The S Group”, Nina Elomaa tha se vendimi i marrë në shtator, u bazua në propozimin e Komisionit Evropian për të pezulluar aspektet tregtare të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.

Ajo riafirmoi se kompania po monitoron nga afër si negociatat e paqes ashtu edhe politikat e BE-së dhe do ta përshtatë vendimin e tij sipas nevojës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button