Bombardimet e ushtrisë kundër bandave, 15 të mitur të vrarë në Kolumbi

15 adoleshentë humbën jetën që nga fundi i verës nga bombardimet e ushtrisë kundër rebelëve. Presidenti kolumbian, Gustavo Petro nën presionin e SHBA-së, e cila po kërkon veprime më të forta për të luftuar trafikun e drogës, ka urdhëruar intensifikimin e sulmeve kundër grupeve të armatosura.

Granatimet e ushtrisë morën jetën e gjithsej 28 të dyshuarve si rebelë javën e kaluar. Avokati i Popullit, të shtunën deklaroi se 7 fëmijë u vranë në një sulm ushtarak në departamentin e Guaviare.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ushtarak njoftoi gjithashtu dje se kishte filluar të kryente një hetim për të verifikuar nëse një sulm që vrau 19 persona në Gaviare respektoi parimet dhe rregullat që rregullojnë përdorimin legjitim të forcës shtetërore.

Organizatat e armatosura që vazhdojnë të veprojnë në vend rekrutojnë të mitur me forcë ose mashtrim për të forcuar radhët e tyre dhe nuk hezitojnë t’i dërgojnë ata në betejë. Rekrutimi me forcë i të miturve është ndër shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut në Kolumbi të regjistruara gjatë gjashtë dekadave të luftës në vendin e Amerikës Latine midis ushtrisë, paraushtarakëve dhe karteleve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button