Ibrahimi: Ndryshimi në Saraj do të ndihet në punët dhe projektet që do të realizohen!

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se kanë qëndruar në Saraj, ku kanë falenderuar aktivistët që kontribuan për fitoren e madhe në Saraj.
“Sonte në Saraj, në një atmosferë festive, së bashku me krerët e VLEN, u mblodhëm për t’i falënderuar një nga një të gjithë aktivistët që kontribuan në fitoren e madhe në Saraj, ku Muhamed Elmazi do të jetë kryetari i ri i Sarajit.
Ashtu siç e kam thënë edhe më herët, Saraji ka nevojë për ndryshim, dhe këtë herë, ndryshimi do të ndihet në punët dhe projektet që do të realizohen!
Faleminderit nga zemra të gjithëve për përkushtimin, besimin dhe mbështetjen!”, ka shkruar Ibrahimi, raporton Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button