Kasami: Poroji dhe Drenoveci vazhdojnë mobilizimin për Fitoren e Madhe

Kandidati i VLEN-it për komunën e Tetovës, Bilall Kasami ka noftuar se qëndruar në Drenovec dhe Poroj, për t’i falënderuar ata për mbështetjen e madhe më 19 tetor.
“Vizitova shtabet në Drenovec dhe Poroj për t’i falënderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme më 19 tetor. Bashkëbiseduam rreth punëve që janë bërë gjatë mandatit të parë dhe planet tona për mandatin e ardhshëm.
Poroji dhe Drenoveci do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të transformohen si e gjithë Tetova.
Pashë mobilizim maksimal që më 2 nëntor ta konfirmojmë Fitoren e Madhe, rrugën e zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për Tetovën”, ka shkruar Kasami.



