S’ka pajisje për gjurmë gishtash në dy vendvotime në Kumanovë dhe në Shtip

Votimi në dy vendvotime, një në Kumanovë dhe një në Shtip, po zhvillohet pa përdorimin e pajisjeve për identifikim biometrik për arsye objektive dhe teknike, njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko, në konferencën për media të mbajtur sot.
Në Kumanovë, në vendvotimin nr. 1133, ku janë të regjistruar 12 votues, votimi ka vazhduar me spërkatës dhe llambë UV, pasi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ekipet e EVN konstatuan se ndërhyrja do të zgjaste së paku një orë e gjysmë.

Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për vendvotimin nr. 2271 në Shtip, ku janë të regjistruar 507 votues. Aty, pavarësisht përpjekjeve me dy pajisje dhe kartela rezervë, personeli IT nuk ka arritur të aktivizojë pajisjen për identifikim biometrik.

“Kjo do të thotë që në të gjithë vendin, nga gjithsej 3.474 vendvotime që janë hapur në mënyrë të rregullt dhe me kohë, votimi pa pajisje për identifikim biometrik po zhvillohet vetëm në dy vendvotime. Këto janë faktorë objektivë teknikë dhe përbëjnë një përqindje të papërfillshme,” tha Kondarko.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button