​23 vjet nga sulmet terroriste në SHBA

Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 23-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në ndërtesë dhe duke shkaktuar zjarr, ndërsa 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona, prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtjeje, në kohën kur ndodhën sulmet.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button