Kaltrina Beqiri nga Zagrebi: Forcohet partneriteti parlamentar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe kolegët deputetë ka marrë pjesë në takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq në Zagreb.

Gjatë takimit u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, me theks të veçantë në thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, forcimin e lidhjeve ndërmjet grupeve parlamentare dhe shkëmbimin e përvojave institucionale.

Një ndër temat kryesore ishte përvoja e Kroacisë në procesin e integrimit evropian, si dhe rëndësia e mbështetjes së saj për avancimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Deputetja Beqiri theksoi rëndësinë e miqësisë, besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë si bazë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe kontributin në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

​”Mirënjohje për mikpritjen dhe gatishmërinë për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve tona, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes së përbashkët evropiane. Miqësi, partneritet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët evropiane!”, ka theksuar deputetja Beqiri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button