Zyrtare: Analisti islamofob, Valon Sylaj shpallet hajn nga Austria

Autoritetet në qytetin e Welsit, në Austri, ia kanë ndërprerë ndihmën sociale një personi që kishte fshehur pronën dhe të ardhurat nga pensioni në Kosovë.
Përveç ndërprerjes së ndihmës, atij i është kërkuar kthimi i afro 9 mijë eurove, shumë të cilën tashmë e ka shlyer me këste.
Rasti është bërë publik nga vetë Komuna e Welsit, përmes një njoftimi zyrtar të publikuar më 2 nëntor 2026.
Sipas autoriteteve austriake, gjithçka nisi pas disa kontrolleve në banesën e personit, ku zyrtarët komunalë nuk kishin arritur ta gjenin.
erifikimet e mëtejshme zbuluan se ai zotëronte një shtëpi në Kosovë dhe njëkohësisht përfitonte pension, pa i deklaruar këto pranë institucioneve austriake.
Si pasojë, autoritetet vendosën t’ia ndërprisnin ndihmën sociale dhe ta denonconin rastin.
“Pas disa vizitave në banesë, gjatë të cilave personi nuk u gjet, u konstatua se ai zotëronte një shtëpi në Kosovë dhe merrte atje edhe pension, pa i deklaruar këto pranë autoriteteve. Ndihma sociale iu ndërpre dhe personi u denoncua. Shuma prej afro 9 mijë eurosh, e kërkuar për kthim, u shlye me këste”, thuhet në njoftimin zyrtar.



