Zyra e Medias në Gaza kërkon hapjen e kalimeve pas “77 ditësh urie sistematike”

Zyra e Medias së Qeverisë në Gaza paralajmëron për një urie masive që po kërcënon popullsinë prej 2.4 milionë banorësh të Rripit të Gazës – përfshirë 1.1 milion fëmijë – pas 77 ditësh bllokade të vendosur nga Izraeli.

Numri i të vdekurve nga kequshqyerja dhe uria është rritur në 57, ku shumica e rasteve përfshijnë fëmijë.

“Kjo gjendje e rëndë humanitare nuk ka më nevojë për përshkrime apo analiza. Ajo kërkon veprim urgjent dhe serioz nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe nga organizatat humanitare dhe të drejtave të njeriut, për të ndalur këtë krim të hapur dhe për t’i dhënë fund politikës së ndëshkimit kolektiv,” thuhet në deklaratën e dhënë të shtunën.

Zyra shtoi se pranimi nga presidenti amerikan Donald Trump i urisë në enklavën e rrethuar “nuk pati asnjë ndikim të prekshëm në terren”.

“Në vend të kësaj, ato kanë qenë thjesht deklarata për mediat, humbje kohe dhe krejtësisht në përputhje me politikën e okupatorit: të përjetësojë urinë, gjenocidin dhe normalizimin e vdekjes së ngadaltë të civilëve,” thuhet në deklaratë, ku mbahen përgjegjës drejtpërdrejt presidenti amerikan dhe Izraeli për urinë e palestinezëve.

Të premten, Trump tha se “shumë njerëz po vdesin nga uria” në Rripin e Gazës që ndodhet nën rrethim.

Komentet e shkurtra të Trump për Gazën u bënë në përmbyllje të turit të tij të parë të jashtëm në mandatin e dytë presidencial, i cili përfshiu disa vende të Gjirit, por la jashtë aleatin kryesor, Izraelin.

“Po shikojmë situatën në Gaza. Dhe do të merremi me të. Shumë njerëz po vdesin nga uria,” u tha Trump gazetarëve në Abu Dhabi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button