Zjarr, tym dhe thirrje kundër klasës politike: “Rama n’burg, Berisha n’burg”!

Tensione janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave, duke krijuar re tymi në zonën ku po zhvillohet tubimi.

Mes tymit dhe flakëve, të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Protesta vijon mes pakënaqësisë së të rinjve ndaj politikës dhe situatës së krijuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa thirrjet e tyre drejtohen kundër figurave kryesore politike në vend.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button