Trump: Po të mos i kishin ngecur tanket në baltë, Putini do ta pushtonte për 5 orë Kievin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një koment të fundit, ai u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin do ta kishte pushtuar shpejt Kievin, nëse nuk do të ishte për pengesat në terren.

“Po të mos kishte ngecur Putini në baltë me tanket e ushtrisë së tij gjithandej, do të kishin qenë në Kiev për rreth 5 orë”, tha 78-vjeçari.

Lideri amerikan gjithashtu komentoi edhe lidershipin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, duke e cilësuar atë si një negociator të shkëlqyer.

“Mendoj se Zelensky është shitësi më i mirë në botë dhe shumë më i mirë se unë. Ai vjen dhe largohet me 100 milionë dollarë çdo herë”, tha ai.

Këto deklarata pritet të shkaktojnë reagime të shumta, si në Uashington, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke hedhur dritë mbi qëndrimin e Trumpit ndaj ndihmës amerikane për Ukrainën dhe perceptimin për udhëheqësit ndërkombëtarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button