Zv/presidenti amerikan: SHBA-ja nuk do të rifillojë veprimet ushtarake në Iran, përveç nëse është e nevojshme

Zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka ndërmend të rifillojë operacionet ushtarake në Iran pa një “qëllim të përcaktuar qartë”, transmeton Anadolu.

“Ajo për të cilën mund të angazhohem është se presidenti nuk do t’i dërgojë sërish forcat tona ushtarake atje, përveç nëse është e nevojshme”, u tha Vance gazetarëve.

Ai paralajmëroi se çdo përpjekje e Iranit për të rindërtuar programin bërthamor ose për të shënjestruar anije tregtare do të ndryshojë strategjinë e Washingtonit.

Vance konfirmoi se diskutimet e vazhdueshme në Doha “po ecin mirë”, duke theksuar se administrata amerikane mbetet e përqendruar në negociata “me mirëbesim”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button