Zjarre të mëdha në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë persona

Një zjarr i madh që po përhapet në mënyrë të pakontrolluar në jugperëndim të Francës ka detyruar evakuimin e mbi 10 mijë personave nga rreth dy duzina qytete dhe fshatra të vegjël pranë kufirit me Spanjën. Autoritetet kanë paralajmëruar se erërat e forta të së hënës pritet ta përkeqësojnë edhe më tej situatën.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se po dërgon katër avionë për fikjen e zjarreve nga Qiproja dhe Suedia për të ndihmuar zjarrfikësit në zonën pranë qytetit Perpignan. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në platformën X se “Evropa qëndron me Francën”.

Sipas autoriteteve lokale, zjarri ka djegur rreth 4 mijë e 600 hektarë në zonat kodrinore të Pirenejve francezë, ka bërë të ditur prefekti Pierre Regnault de la Mothe.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike.
“Këtë mëngjes kushtet po përkeqësohen sërish. Sot beteja rifillon”, ka deklaruar ai për televizionin TF1.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button