Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, merr pjesë në aktivitetet zyrtare për Festën Kombëtare të Francës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, po qëndron në Paris, ku më 13 dhe 14 korrik merr pjesë në aktivitetet zyrtare të organizuara me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Në kuadër të vizitës, Sali do të marrë pjesë në Takimin e Koalicionit të Vullnetarëve, në darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe në paradën tradicionale ushtarake të 14 Korrikut.

Gjatë këtyre aktiviteteve do të diskutohen sfidat aktuale të sigurisë evropiane, mbështetja për Ukrainën dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet partnerëve evropianë, duke riafirmuar përkushtimin për stabilitetin dhe sigurinë në kontinen8t.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button