Zeqirija Ibrahimi: Britania, partner kyç për zhvillim të qëndrueshëm

Zeqirija Ibrahimi, njëri nga liderët e VLEN-it, mori pjesë sot në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Matthew Lawson, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Çarls III.

Në këtë ngjarje festive, Ibrahimi ishte i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zëvendëskryeministri Arben Fetahi dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Gjatë pritjes, u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të rëndësishme si ekonomia dhe infrastruktura, që përfaqësojnë shtylla kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe thellimin e partneritetit dypalësh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button