Karvani i ndihmave për Gazën nga Magrebi kalon në Libi

Një karvan tokësor i ndihmave nga Magrebi, i destinuar për Gazën, ka hyrë në Libi për të hedhur dritë mbi bllokadën shkatërruese të vendosur nga Izraeli ndaj enklavës palestineze, njoftuan organizatorët.

Karvani, i përbërë nga 12 autobusë dhe 100 makina private, me më shumë se 1,000 aktivistë nga vendet e Afrikës së Veriut, u nis të hënën nga kryeqyteti tunizian, Tunizi, drejt territorit të rrethuar.

“Kaluan nëpër disa qytete libiane dhe tani jemi afër Al-Zawiya, 51 km në perëndim të Tripolit,” tha për Anadolu Mohammed Ameen Binnour, koordinator mjekësor i karvanit. Binnour shtoi se karvani i ndihmave u prit me përzemërsi nga qytetarët libianë në rrugë dhe iu bë një pritje zyrtare nga forcat e sigurisë libiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button