14 policë të Ramës të lënduar dhe 35 persona të shoqëruar pas protestës në Tiranë

Policia e Shtetit ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës në Tiranë, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të akteve të dhunës dhe sulmeve ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve shtetërore.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e sulmeve që kanë vijuar prej disa orësh, janë plagosur 14 punonjës të Policisë së Shtetit.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubim që të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, duke theksuar se ushtrimi i së drejtës për të protestuar nuk justifikon sulmet ndaj efektivëve apo shkatërrimin e pronës publike dhe private.

“Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se po vijojnë identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës gjatë protestës.

Deri në momentin e reagimit zyrtar, 35 shtetas janë shoqëruar në polici. Sipas Policisë së Shtetit, personat përgjegjës për aktet e dhunshme do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button