Zelensky kritikon Orbanin: Mos e shfrytëzo imazhin tim për propagandën tënde

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi ashpër kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke i quajtur politikat anti-ukrainase dhe të dobishme për Kremlinin.

Në një intervistë me gazetën hungareze “Valasz Online”, Zelensky tregoi se është i zemëruar me Orbanin, i cili ka përdorur imazhet e ukrainasit për përfitime politike të brendshme.

“Si mund ta përdorë fytyrën time për zgjedhjet e tij? Unë jam president i një vendi tjetër. Ju nuk i shihni billbordet e Orbanit në vende të tjera. Sepse kjo do të ishte joetike”, tha presidenti ukrainas.

Ai zbuloi gjithashtu se shërbimi i inteligjencës hungareze po mblidhte të dhëna mbi mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe qëndrimin e Zakarpattias ndaj “paqeruajtësve” të mundshëm hungarezë – diçka që NATO thotë se nuk e autorizoi kurrë.

Presidenti ukrainas akuzoi kryeministrin hungarez për manipulim. “Ai flet për paqen – më pas viziton Moskën. Për kë po mbledh informacione Budapesti?”, pyeti ai.

Ndryshe, Orban gjatë ditë së djeshme deklaroi se rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button