“WSJ”: SHBA-ja kishte përgatitur plan për tërheqje shtesë të trupave të saj nga Evropa

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth përgatiti një plan për reduktime shtesë të niveleve të trupave amerikane në Evropë përpara se propozimi të anulohej, raportoi të enjten “The Wall Street Journal”, transmeton Anadolu.

Hegseth planifikoi të shpallte propozimin gjatë një takimi të zyrtarëve të lartë ushtarakë të NATO-s në Bruksel muajin e kaluar.

Reduktimet e propozuara do të kishin shkuar përtej vendosjes së anuluar të një brigade të blinduar në Poloni dhe tërheqjes së mëparshme të një brigade këmbësorie nga Rumania, tha raporti duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Propozimi u anulua pasi u nda me sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili shërben gjithashtu si këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Thuhet se Hegseth kishte ndërmend t’u tregonte shefave ushtarakë të NATO-s se SHBA-ja po përgatiste reduktime shtesë të trupave në Evropë.

Në maj, administrata e Trumpit njoftoi planet për të tërhequr rreth 5.000 trupa amerikane nga Evropa.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button