Portugalia kalon në një të tetën e finales pas triumfit dramatik ndaj Kroacisë

Portugalia siguroi fitore dramatike 2-1 ndaj Kroacisë dhe u kualifikua nga në 1/8 e finales të Kupës së Botës FIFA 2026, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Torontos në Kanada, transmeton Anadolu.
Portugalia pati më shumë posedim të topit dhe krijoi rastet më të mira në pjesën e parë, por Kroacia mbeti e rrezikshme falë lojës së saj fizike dhe kombinimeve të shpejta.
Dominimi i Portugalisë në posedim e detyroi Kroacinë të tërhiqej në gjysmën e saj, por sa herë që kroatët dilnin në kundërsulm, tregonin se mbeteshin një kërcënim serioz.
Në fund të pjesës së parë, Portugalia kishte kontrolluar lojën dhe kishte krijuar rastet më të pastra, por rezistenca e Kroacisë bëri që rezultati të mbetej i barabartë.
Kroacia kaloi në epërsi në minutën e 53-të, kur veterani Ivan Perishiq kontrolloi topin në shtyllën e dytë dhe realizoi për 1-0, duke i dhënë skuadrës së tij një nisje ideale në pjesën e dytë.
Portugalia reagoi shpejt. Pasi një gol iu anulua për pozicion jashtë loje, Cristiano Ronaldo realizoi nga pika e bardhë në minutën e 68-të, duke shënuar golin e tij të parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës dhe duke barazuar rezultatin.
Kur ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, Portugalia gjeti golin e fitores në minutën 90+4. Gonçalo Ramos u ngrit më lart se mbrojtësit kroatë dhe me kokë dërgoi në rrjetë një krosim të saktë të Rafael Leaos, duke vulosur fitoren 2-1.
Pak çaste para fishkëllimës së fundit, në minutën e 90+13, Kroacia mendoi se kishte barazuar. Mario Pashaliq ktheu topin me kokë në zonë, ndërsa Josko Gvardiol e dërgoi në rrjetë.
Megjithatë, pas rishikimit nga VAR-i, u konstatua se Pashaliq ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua. Portugezët festuan vendimin, ndërsa lojtarët kroatë protestuan. Tifozët hodhën shishe dhe sende të tjera në fushë, duke vonuar rifillimin e lojës. Pas plot 19 minutash shtesë, Portugalia vulosi kualifikimin.
Me eliminimin e Kroacisë, Portugalia do të përballet me Spanjën në fazën e 1/8 së finales.



